Ka përfunduar rinumërimi: Forumit Shqiptar në Tuz i mungon një këshilltar për të formuar qeverinë lokale

0
323

Rinumërimi i votave nga Këshilli Komunal i Zgjedhjeve ka përfunduar, dhe nuk ka ndryshime në numrin e mandateve të fituar, mëson jozyrtarisht malesia.org.

Në Zgjedhjet lokale të 3 marsit në Malësi, Forumi Shqiptar (ASH-LDSH-UDSH) ka fituar 16 mandate, DPS 10, Partia boshnjake 4, Socialdemokratet 1 dhe Demokratët 1 mandat.

Për formimin e shumicës në Kuvendin e Tuzit nevojiten 17 mandate.

Forumi Shqiptar sipas gjitha gjasave do të formojë shumicën me 1 këshilltar të Demokratëve duke çuar DPS-në në opozitë.