Ka vdekur në vendin e punës një punëtor i KEK-ut

Një punëtor i KEK-ut, ka vdekur në vendin e tij të punës, ka njoftuar  Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Siç bëhet me dije në komunikatë, fjala është për F. Salihu, i cili ka ndërruar jetë mbrëmë në orën 23 e 50 minuta, derisa ishte duke u punuar në ndërrimin e tretë.

“Të nderuar kolegë punëtor të KEK-ut më dhimbje të thellë ju njoftojmë se mbrëmë në ndërrimin e tretë përkatësisht në ora 23 e 50 humbi jetën punëtori në TCA F. Salihu. I ndjeri humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës në punë. Ngushëllime familjes Salihu, ngushëllime kolegëve”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Klankosova ka raportuar se punëtori i vdekur është Fehmi Salihu, i cili është rrëzuar nga një lartësi prej 30 metrash duke punuar.