Kadaj – Bujupi: Hoti dhe Mustafa duhet t’i kërkojnë falje Edi Ramës

Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj – Bujupi, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa duhet t’i kërkojnë falje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Hoti kishte dalë para Kuvendit duke thënë mos spekuloni se nuk do të i bashkohemi asesi Minishengenit. Bënin edhe analiza ekonomike duke treguar pse nuk bën t’i bashkohemi kësaj mini-jugosllavie të Ramës ndërsa tash vetë e nënshkruan”, tha ajo.

“Kishin folur shumë kundër këtij plani. E kishin etiketuar kryeministrin Rama më shumë emra të ndryshëm sikur tradhtarë e kështu me radhë. E kishin quajtur projekt jugosllav ndërsa tash vetë e lidhën marrëveshjen. Më e pakta që duhet të bëjnë është të kërkojnë falje nda Edi Ramës”, ka shtuar ajo.