Kadrijaj: Bashkimi Mustafa-Vuçiq-Kurti për ta rrëzuar Haradinajn

Deputetja nga radhët e AAK-së Time Kadrijaj përsëri ka reaguar ndaj kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, ku partia e tij së fundi në kuvend bojkotoj votimin Tribunalit për Krimet Serbe në kuvendin e Kosovës.

Sipas Kadriajat, Mustafa po hyn në pazare me Aleksander Vuçiqit, për ta rrëzuar Qeverinë e Ramush Haradinajt.

Ajo përmes një postimi në facebook tha se partia e Mustafës “Në shkëmbim tē votës së Listës Serbe kundër Qeverisë Haradinaj, bojktojnë votimin e Tribunalit për Krimet Serbe. Çuditërisht aleat me të behët edhe Albin Kurti! ”, ka shkruar ajo.

Ja postimi i plotë:

Isa Mustafa edhe një herë kundër vendit të vet.

I hyn pazarit me Aleksander Vuçiqit, për ta rrëzuar Qeverinë e Ramush Haradinajt!

Në shkëmbim tē votës së Listës Serbe kundër Qeverisë Haradinaj, bojktojnë votimin e Tribunalit për Krimet Serbe.

Çuditërisht aleat me të behët edhe Albin Kurti!

Por një gjë është e sigurtë:

As nuk rrëzohet Qeveria Haradinaj e as nuk mbeten pa u ndëshku kriminelët serbë!

Lini një Përgjigje