Kalojnë dy orë nga nisja e takimit, çka po ndodhë mes VV-së e LDK-së?

Tashmë kanë kaluar dy orë nga nisja e takimit mes VV-së e LDK-së.

Në objektin e Kuvendit të Kosovës tashmë është duke u zhvilluar takimi i radhës në përpjekje për arritjen e koalicionit qeverisës mes VV-së e LDK-së, shkruan lajmi.net.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në këtë takim nuk e ka marrë me vete nënkryetaren e parë të partisë, Vjosa Osmani që sot kishte disa polemike me nënkryetarin tjetër, Agim Veliu.

Gjithsesi, deri më tani s’dihet asgjë rreth fatit të ecurisë së bisedimeve mes dy partive, apo përafrimeve të qëndrimeve.

Teksa ky takim është duke u përcjellur me vëmendje të madhe nga mediat jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës.

Lini një Përgjigje