Kamarieri shqiptar bën bujë në SHBA, i kthen 424,000 dollarë klientes

Sa herë që dëgjoni lajme për shqiptarë të përfshirë në çështje vjedhjesh, trafikimi apo shantazhi, mos harroni se një mollë e kalbur nuk mund të mbulojë imazhin e qindra njerëzve të mirë dhe të përgjegjshëm. Armando Markaj është një prej këtyre të fundit.

I riu shqiptar që punon si kamarier në picerinë “Patsy’s” në New York dhe vazhdon studimet për mjekësi ka bërë xhiron e gazetave amerikane, sikundër edhe rrjeteve sociale, pasi gjeti një çek prej 424 mijë dollarësh ndërkohë pastronte tavolinën ku kishte shërbyer. Doli jashtë të kërkonte klientet që ulur më parë, por nuk e gjeti. Pasi i rrëfeu pronarit të restorantit ç’kishte ndodhur, lajmëruan gazetën ”Daily news” dhe bën të mundur identifikimin e zonjës.

“Jam me të vërtetë shumë i lumtur për të. Të shtunat janë shumë të zëna dhe unë isha gati të hidhja çdo gjë që ishte në tavolinë në plehra në momentin që pashë një zarf. E mora dhe pash emrin e ,Citibank’ e mendova se duhej të ishte e rëndësishme dhe e ruajta.”

Karen Vinacour, e cila kishte drekuar në këtë piceri bashkë me vajzën e saj, por e harroi zarfin me çekun brenda padashje, para me të cilat do blinte shtëpinë e re ngeli pa fjalë nga ky gjest dhe donte t’i jepte shqiptarit shpërblim, por ai e refuzoi. Gruaja amerikane u shpreh e turpëruar që nuk i kishte lënë bakshish atë ditë Armandos./living