Kamberi i jashtëzakonshëm, dhuroi dy asiste brenda 17 minutave, ku u shndërruan në gola (Video)

Florian Kamberi pritet të jetë emri i ri debutues që do të shfaqet në listën e Shqipërisë, e cila do të publikohet në ditën e nesërme.

Një sulmues me potencial të jashtëzakonshëm që siç e kemi përmendur edhe më herët, ku nuk arrin vetëm të shënojë, por ka aftësi të mira të driblimit dhe të shërbimit.

Në elitën e Skocisë po kthehet vendimtar në përballjen mes St Johnstone dhe Hibernian,ku rezultati aktual është 0 – 2, ku edhe ka përfunduar pjesa e parë.

Në minutën e dytë të takimit ka dhuruar asistin e parë për sulmuesin tjetër Doidge, që arriti të dërgojë topin në rrjetë.

Ndërkohë në minutën e 17-të ishte i njëjti bashkëpunim që solli edhe golin e dytë të Hibernianit.