Kamberi: Për herë të parë delegacioni nga Lugina e Preshevës do t’i drejtohet Senatit Amerikan

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar opnionin publik dhe qytetarët, që nga nesër delegacioni nga Lugina e Preshevës do t’i drejtohet Senatit Amerikan.

Kamberi ka bërë të ditur se për herë të parë Luginës do u jepet mundësia të raportojë për situatën e shqiptarëve në Senatin Amerikan.

Ai ka treguar se kush do të jetë pjesë e këtij delegacioni që do të qëndrojë në Washington.

“Tanimë jeni të njoftuar se një delegacion nga Lugina e Preshevës duke filluar nga nesër do të qëndrojë në Washington. Delegacioni, pjesë e të cilit do të jem bashkë me Ardita Sinanin e Ragmi Mustafin, Flora Feratin, Nagip Arifin e Ragmi Mustafën, për herë të parë do të ketë mundësinë që t’i drejtohet Senatit Amerikan dhe të raportojë për situatën në Luginë të Preshevës e për shqiptarët dhe pozitën e tyre”, ka shkruar Kamberi në Facebook.