Kampionet olimpike arrijnë në Kosovë

0
63

Ekipi olimpik kosovar i xhudos ka mbërritur në Kosovë, pas një suksesi të madh të shënuar në Tokio 2020, ku u fituan dy medalje të arta.

Të drejtuar nga Driton Kuka, xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi arritën të fitojnë medalje të arta, duke bërë kështu bujë të madhe. Ndërsa Majlinda Kelmendi kishte fituar të artën për herë të parë në lojrat olimpike të vitit 2016 në Rio të Brazilit.

Pas këtij suksesi, është bërë një organizim për pritjen e këtij ekipi olimpik, si shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për suksesin e tyre.

Në pritje të xhudistëve ka dalur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa do të ketë edhe një adresim për media.

Pas pritjes ceremoniale, kampionet olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të vazhdojnë drejt sheshit “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku do të priten nga qytetarët e vendit, për nder të medaljeve të arta të fituara në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.