Kandidati për deputet i PDK-së ftohet nga gjykata speciale

NEZIR ÇOÇAJ, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Ai ka pranuar ftesë për intervistim nga dhomat e specializuara që gjatë ditëve në vijim do të paraqitet për Intervistim, shkruan Fokusi.info.

Lajmi u bë i ditur nga OVL UÇK dega në Has.

Njoftimi

“OVL e UÇK-së, Dega në HAS, mbështet fuqishëm njeriun e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e tij për themelimin e UÇK-së, po ashtu vlerëson lart disiplinën e Çoçajt gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë që kishte të vetmin qëllim si të gjithë bijtë e bijat, Çlirimin e Atdheut nga Jugosllavia Vrastare Fashiste”.

ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS, DEGA NË HAS i mbështetë të gjithë çlirimtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët luftuan për Lirinë e Vendit të tyre nga regjimi jugosllav, serb.