Kandidati për deputet i VV’së: Propozojë që ta mbyllim Akademinë e shkencave dhe të arteve

Kandidati i Vetëvendosjes (VV’së), për deputet Liri Loshi, ka propozuar mbylljen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Loshi ka thënë se Kosova në vend të kësaj duhet ta stimulojë novatorizmin shkencor e teknologjik “që vie nga rinia e mrekullueshme”.

“Propozim konkret: ta mbyllim Akademinë e shkencave dhe të arteve (të pleqve) dhe ta hapim Qëndrën e ideve novatore në të njëjtën ndërtesë në Prishtinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje Loshi ka thënë se shoqëria duhet të lëviz përpara me projekte të dobishme.

“Shoqëria duhet të lëvizë përpara me projekte të dobishme. Çdo cent i buxhetit të shtetit të shfrytëzohet për nevojat reale të shoqërisë dhe jo të grupeve të interesit që nuk bëjnë asgjë për shoqërinë”, shkroi ai.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij./gazetametro.net

Lini një Përgjigje