Kandidati për kryetar të Bujanocit akuzon Kurtin se po kontribuon në përçarje në Luginën e Preshevës

Pas Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, kryeministri Albin Kurti është përfshirë edhe në zgjedhjet në Luginën e Preshevës.

Kandidati për kryetar të Bujanocit nga koalicioni Fronti për Ndryshim, Arbër Pajaziti, ka treguar sot se nuk është ftuar nga Kurti në takimin që ky i fundit kishte me disa kandidatë për kryetar komunash në Luginën e Preshevës.

“Unë shkoj vetëm ku me thërrasin. Ky ka qenë një tubim i thirrur nga PVD-ja me mbështetjen e Kurtit. Ka qenë e pritshëm nga ana jonë veprimi i tij, sepse Kurti ka vepruar kështu edhe në zgjedhjet paraprake. Kjo është ndërhyrje në fushatë”, ka thënë Pajaziti në T7.

Ky veprim i Kurtit, sipas Pajazitit, vetëm nuk ka ndikim dhe e dëmton subjektin që ai e mbështet.

“Jo aspak, sepse ne e dimë se herën e kaluar në zgjedhjen parlamentare e mbështeti vetëm një kandidat dhe më herët ne kemi pasur tre deputet. Kjo ndërhyje mund t’ia plotësojë egon dikujt apo mund t’i kënaq këta që kanë qenë në sallë, por nuk ka asnjë ndikim”, ka thënë Pajaziti.

Po ashtu Pajaziti tha se Kurti ka për qëllim të përçajë Luginën, por kjo sipas tij megjithatë ka ndodhur.

“Nuk e kemi luksin qe te jemi të anshëm në një mënyrë apo tjetrën. Po nuk besoj, dhe nuk dua të besoj që qëllimi i Kurtit është përçarja. Nuk është se Kurti nuk ka punuar për Luginën, duke ndarë fonde duke e futur në linjë buxhetore Luginën, mirëpo gjendja faktike në terren kjo tregon se kjo ka kontribuar në përçarje”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje