“Kapen” keq Driton Selmanaj e Haki Abazi

0
238

Ka vazhduar përplasja ndërmjet deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendsoje.

Një përplasje e ashpër ka ndodhur ndërmjet deputetit të VV-së, Driton Selmanaj dhe zëvendëskryeministrit, Haki Abazi.

Driton Selmanaj ka drejtuar akuza ndaj Haki Abazit, duke thënë se ai ka qenë përçarësi më i madh i koalicionit qeverisës.

“Ju edhe gjatë kohës sa keni qenë në shoqëri civile keni qenë element përçarës. Ju kujtohet në zyrat e FIQI-it, më keni kërkuar që ta prishim Demokracinë në Veprim, mirëpo unë s’kam rënë në lojën tënde”, ka thënë Selmanaj.

Këto reagime të Selmanajt kanë ardhur pas deklarateve të Haki Abazit, i cili tha se Driton Selmanaj është mirë të flasë nëse ka vërejtje për Qeverinë, e jot ë hyjë në konspiracione.

Abazi ka drejtuar kritika ndaj Selmanajt dhe ndaj Arben Gashit, për çështjen edhe të shkarkimit të Nekibe Kelmendit.