Kapet 45 kg drogë në Maqedoninë e Veriut, po e transportonin një çift shqiptar

Autoritetet kufitare në Maqedoninë e Veriut kanë sekuestruar 45 kg lëndë narkotike të llojit marjuanë. Sipas policisë droga është sekuestruar në pikën kufitare të ‘Bogorodicës’ pranë Maqedonisë së Veriut.

Lënda narkotike mësohet se po transportohej nga një shqiptar i cili udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshorten e tij.

Njoftimi i Policisë:

“Siç informuan sot në konferencën për shtyp nga Drejtoria e Doganave, dje në orën 12:30 në kalimin kufitar ‘Bogorodica’ në dalje nga Maqedonia në një automjet me targa nga Shqipëria i drejtuar nga O.L dhe bashkudhëtari A.J. nga Shqipëria, doganierët gjatë kontrollit në dyshemenë e automjetit kanë gjetur 49 paketime me materie të gjelbër të mbështjellë në një shirit të zi’ thuhet në njoftimin e policisë.”

Shqiptarja.com