Kapet krokodili gjigant që hante lopët e fermerit (video)

0
571

Një pilot helikopterësh ka zënë një grabitqar monstruoz pesë metra të gjatë me emrin Rex që po hante një lopë në një pronë në Outback.

Matt Wright në emisionin e National Geographic ‘Outback Wrangler’, tha se krokodili, i quajtur me dashuri Rex nga fansat e tij, ishte i gjatë 5.1 metra pavarësisht se i mungonte një copë e madhe e bishtit, transmeton lajmi.net.

Wright zbuloi se krokodili agresiv duhej të transferohej në një shtëpi të re të sigurt pasi kishte qenë duke ngrënë lopë në pronën e Territorit Verior.

Ai ngarkoi një video të krokodilit ndërsa po lëshohej në pronën e tij.

Ndryshe, Matt Wright ka emisionin e tij në National Geographic, i titulluar ‘Monster Croc Wrangler,’ i cili tregon aventurat e tij të shumta në Australi, për të kapur kafshët e mëdha.