Kapet pitoni gjigant, me gjatësi rekord

Python birmanez është një nga gjarpërinjtë më të mëdhenj në botë. Por ky piton është gjigant.

Shkencëtarët kapën pitonin femër në Florida Everglades, zvarraniku ishte më shumë se 5.1 metra i gjatë, peshonte 63 kg dhe mbante 73 vezë në zhvillim.

Gjarpri është pitoni më i madh i gjetur ndonjëherë në Cypress National Preserve, një hapësirë prej 729,000 hektarë në Miami.

Foto e pitonit gjigant u postua në Facebook. Shumica e pitonëve të kapur në Everglades janë mes 1.8 metra dhe 3 metra.