Kapet sasi e madhe armësh jugosllave e kineze

0
502

Në qytetin e Klinës dje Policia e Kosovës ka kryer një operacion, gjatë të cilit ka bastisur dy shtëpi .

“Policia e Kosovës bazuar në urdhëresën me shkrim, të lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë – dega Klinë, njësiti i hetimeve në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë si dhe në përkrahje edhe nga njësitë relevante, me 16.01.2019, ka kryer bastisjen e shtëpive dhe lokaleve përcjellëse te dy vëllezërve A.I. dhe A.I. në fshatin Shtupël-Klinë”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

Gjatë bastisjes, në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:

Një pushkë automatike AK-47, prodhim Jugosllav, dhe 4 karikator te AK-47
Një pushkë automatike 20-she, prodhim i Shqipërisë me 1 karikator
Një pushkë automatike ‘sharc’, prodhim Kinez, 1 karikator me 22 fishek kal. 7.62x25mm
Një pistoletë Zastava M-57, prodhim Jugosllav, 1 karikator me 6 fishek kal. 7.62x25mm
Tre fishek te kal. 16 GA

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe i njëjti ndaj të dyshuarit ka udhëzuar që të hapet rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armëve” dhe i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.