Kapiteni i Policisë së Kosovës që u ther sot me thikë në Pejë

0
1353

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Ragip Bytyqi, është sulmuar fizikisht gjatë ditës së sotme me thikë nga një person në Pejë.

Sipas burimeve të Sinjalit, gjendja shëndetësore e Bytyqit është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu siç merr vesh Sinjali, Bytyqi është therur me thikë nga një person që sipas Policisë së Kosovës, ka probleme mentale.

Policia e Kosovës nuk kanë konfirmuar ende rastin për Sinjalin, por Gazeta ka arritur të kontaktojë me Bytyqin. Ai nuk ka dashur të komentojë asgjë për rastin.