Katër persona përfshihen në një rrahje në Sibofc të Podujevës

Policia e Kosovës janë arrestuar katër persona në fshatin Sibofc të Podujevës pasi janë rrahur ndërmjet veti. Rasti ka ndodhur të dielën në ora 14:25.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor në QKMF në Podujevë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raport.

Lini një Përgjigje