Katër policë të Maqedonisë arrestojnë dhe rrahin kosovarin në pikën kufitare

Katër policë maqedonë kanë arrestuar dhe maltretuar fizikisht një të ri kosovar, në pikën kufitare Kosovë-Maqedoni.
Një lexues i Insajderit, ka sjellur pamjet e arrestimit, teksa shihen policët maqedon duke e arrestuar kosovarin.
Burime të Insajderit, bëjnë me dije se gjatë arrestimit të tij dhe futjes në veturën e Policisë së Maqedonisë, është ushtruar edhe dhunë fizike ndaj kosovarit.
Ende nuk dihet për motivet e arrestimit.

https://video.gjirafa.com/insajderi-policia-maqedone-arreston-nje-kosovar