Katër vjeçarja Odesa Memaci bëhet kryelajm në mediet gjermane

A ju kujtohet Odesa Memaci, blogerja katër vjeçare që reklamon brendet më të mëdha botërore të veshjeve për fëmijë? Vogëlushja shqiptare, por që ka lindur e është rritur në Gjermani është shndërruar në fenomen të modës , shkruan “Kosovarja”. 

Për Odesen së fundi po shkruajnë mediet më të mëdha në Gjermani, po krijohen storie televizive nga televizionet më prestigjioze atje, duke rrëfyer suksesin e saj si Insta blogere dhe fashionista.
Të gjithë po flasin për të arriturat e jashtëzakonshëm të vogëlushes fashionista, që ka bërë për vete firmat më me nam dhe që ndiqet masivisht në Instagram.
Me mbi 300 bashkëpunime, me një blog me foto profesionale dhe me mijëra ndjekës, katër vjeçarja është tashmë blogerja më e famshme në Gjermani, për çka ka realizuar një reportazh edhe gazeta e famshme Bild, e më pas janë marrë edhe të gjitha mediet atje.
Impakti i Odeses është i madh dhe pas suksesit të bukuroshes pa dyshim që qëndrojnë prindërit e saj, të cilët kanë bërë më të mirën që vogëlushja ta ketë një prezantim dinjitoz dhe shumë korrekt në çdo aspekt.
Më poshtë shihni disa nga mediet gjermane dhe jo vetëm që e kanë shndërruar në kryelajm Odesen e vogël./Kosovarja/