Kazinotë mbledhin Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme

Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, mbledhje kjo ku do të shqyrtohet kërkesa e 49 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme.

“Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues. Pas mbledhjes së Kryesisë, në orën 11:00, Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur me kërkesën e deputetëve nënshkrues”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.