KDI mban konferencë rreth Bechtel&Enkas

753

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mban konferencë për media lidhur me zgjatjen e afatit për përfundimin e autostradës Prishtinë-Han i Elezit dhe qëndrimet e Qeverisë karshi kësaj kontrate.

Ministria e Infrastrukturës me një aneks kontratë është pajtuar që të zgjatet afati i implementimit të kontratës bazë deri më 1 qershor 2019, përkatësisht 152 ditë i jepen kohë shtesë Bechtel& Enkas  për zbatimin  e punëve për këtë autostradë.

Aneks kontrata e nënshkruar nga palët përcakton detyrimet e Qeverisë së Kosovës për 53 milionë euro për Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit (Autostrada Arben Xhaferi).