Keidi Bare sërish titullar, fieraku “zverdhet” në fitoren me përmbysje të Malagas

Keidi Bare ishte sërish titullar në sfidën e dytë radhazi për Malagën. Në shtëpi ndaj Lugos, ekipi i mesfushorit nga Fieri, fitoi me përmbysje me shifrat 2-1, pasi pjesën e parë e mbylli në disavantazh.
Me këtë fitore, Malaga ngjitet në vendin e parë, në kuotën e 42 pikëve, përkohësisht, duke pritur edhe ndeshjet e Grandas dhe Albasetes. Bare e nisi si titullar në qendër të mesfushës, duke u konfirmuar si një pikë e rëndësishme për ekipin, ndërsa në minutën e 34-t u ndëshkua me karton të verdhë, dhe luajti në të gjithë ndeshjen.