KEK-u paralajmëron: Terri do ta kaplojë Kosovën

0
474
Sindikata e Re e KEK-ut ka reaguar lidhur me informacionet se edhe punëtorët e KEK-ut do të futen në Ligjin për Paga. Ata kanë paralajmëruar se terri do ta kaplojë Kosovën nëse punëtoret hyjnë në këtë kategori.
Kryetari i kësaj sindikate, Nexhat Llumnica, në një komunikatë për media ka bërë kërkesë që Ligji për Paga të mos i përfshijë edhe punëtorët e KEK-ut.
Llumnica ka shtuar tutje se këta punëtorë nuk janë shërbyes civil e persona që punojnë nëpër zyre, e as që e dëmtojnë buxhetin e shtetit.
“Ju bëjmë thirrje institucioneve përkatëse mos të bejnë ketë gabim sepse punëtorët e KEK-ut nuk janë as shërbyes civil, as nuk punojnë në zyrë, as nuk e dëmtojnë buxhetin e shtetit, por marrin pagë nga djersa e tyre”, shkruan tutje në komunikatë.
Kryetari i sindikatës e ka përfunduar njoftimin e tij me një kërkesë për Qeverinë, duke i thënë na lejoni të prodhojmë dritë për Kosovën.
Njoftimi i plotë:
“Të nderuar anëtarë SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut sipas informatave që kemi ligji për paga po tentohet të futet edhe në KEK, ne Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës kemi dhenë rekomandimet tona me kohë kemi terhjekur vrejtjen që mos të përfshihet në ligjin për paga KEK-u sepse në kemi buxhetin nga prodhimi i Energjisë Elektrike dhe jemi kompania numër një në Vënd, ku Qeveria e Kosovës merrë rreth 30 milionë€ në vit falë angazhimit maksimal të punëtorëve të KEK-ut.
Ju bëjmë thirrje institucioneve përkatëse mos të bejnë ketë gabim sepse punëtorët e KEK-ut nuk janë as sherbyes civil, as nuk punojnë në zyrë, as nuk e dëmtojnë buxhetin e shtetit, por marrin pagë nga djersa e tyre!
Prandaj ju bëjmë me dije se nëse vendosni në mënyrë të gabueshme pra siç po e quani ju ligji për paga të futet edhe në KEK, më nuk do ta quani ligji për paga por ligji destabilizues sepse Kosovën do ta kaplojë TERRI pa dëshirën tonë por neve na imponohet një gjë e tillë.
QEVERI LENA REHAT TË PRODHOJMË DRITË PËR KOSOVËN”!