Kënga “Zemra” e Dhurata Dorës merr 100 milionë klikime (video)

0
141

Kënga “Zemër” e Dhurata Dorës ka arritur të grumbullojë hiç më pak se 100 milionë klikime në Youtube.

Kjo këngë është realizuar në bashkëpunim me reperin algjerian Soolking që jeton dhe vepron në Francë.

Me një tekst të shkruar nga të dy këngëtarët dhe me muzikë (beat) nga Big Bang, fjalët e kësaj kënge sigurisht do t’iu mbesin gjatë në mendjen tuaj.

“Zemër” padyshim se tashmë mund të konsiderohet si një nga hitet e kësaj vere!