Këngëtarja Lindita Selimi, publikoi koverin e ri “Dal N’Qytet

Lindita Selimi me talentin e saj në muzikë, ka arritur që të marrë vëmendjen e publikut duke publikuar disa këngë (cover), të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku.

Zëri i saj karakteristik dhe mënyra e interpretimit të disa këngëve që i ka publikuar, ka bërë që ajo të mbledhë miliona shikime në Youtube.

“Diten e Diel”, “Puthjet Tona”, disa potpuri me kengetaret e mirenjohur si:Afrim Muqiqi,Korab Shaqiri,Taulant Bajraliu disa nga këngët që ajo i ka interpretuar në mënyrën më të mirë duke mos i shpëtuar veshit të publikut që e kanë pritur mjaft mirë.