“Këpuca e Artë” 2018/19, shkëputen Messi e Mbappe

 

Pas paraqitjes së tij të mrekullueshme në ndeshjen kundër Real Betisit, ylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka rritur distancën mes tij dhe kundërshtarit më të madh në garën për Këpucën e Artë të këtij sezoni, Kylian Mbappen.

Brohoritjet dhe duartrokitjet në stadiumin Benito Villamarin erdhën pasi argjentinasi i arriti 29 gola këtë sezon. Me vetëm 28 xhiro të luajtura dhe 26 paraqitje, Messi është afër shifrës prej 30 golave dhe në rrugë të drejtë për ta fituar Këpucën e gjashtë të Artë.

Në këtë fazë të sezonit, vetëm Mbappe mund të konsiderohet si rrezik serioz për Messin në garën për Këpucën e Artë. Francezi i ka qëndruar afër Messit për pjesën më të madhe të sezonit, mirëpo tani ka mbetur gjashtë pikë larg argjentinasit, apo tri gola.

Edhe dhjetë ndeshje të tjera do të zhvillohen dhe pastaj do të vendoset golashënuesi më i mirë i Evropës për këtë sezon. Fabio Quagliarella, Cristiano Ronaldo, Krzysztof Piatek dhe Kun Aguero kanë mbetur më larg në listën që po dominohet nga Messsi dhe Mbappe.

  1. Messi (Barcelona) 29 gola (58 pikë)

 

2. Mbappe (PSG) 26 gola (52 pikë)

 

3. Quagliarella (Sampdoria) 21 gola (42 pikë)

 

4. Ronaldo (Juventus) 19 gola (38 pikë)

 

5. Piatek (Genoa/Milan) 19 gola (38 pikë)