Keqpërdorimet në Trepçë, paralajmërohet protestë për të kundërshtuar

Banorët e Shalës së Bajgorës kanë paralajmëruar një protestë në shenjë pakënaqësie për të kundërshtuar sipas tyre keqpërdorimet që po bëhen në gjigandin metalurgjik “Trepça”.

Lajmin për protestën e konfirmoi edhe organizatori Arsim Musa.

Ai poashtu e ka publikuar një njoftim në rrjetin social Facebook ku shkruan:

“Të ndëruar banorë të trevës së Shales së Bajgores, ju njoftojmë se me datë 10.02.2020 prej orës 09:00 të mëngjesit, ju ftojmë të na bashkangjiteni në protestë në lidhje me shumë paknaqësi që po na bëhen në lidhje me punësime në Trepçë!”- ka shkruar Musa.

Protesta do të mbahet nesër me datë 10.02.2020, me fillim prej orës 09:00, në ambientet e Bordit të kësaj ndërmarrje.