Kërcënohet kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është kërcënuar nga një person, raporton FrontOnline.

Sipas deklaratës së Policisë, kërcënimi ka ndodhur dje dhe pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.

Referuar Policisë së Kosovës, i njëjti person gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të Komunës së Prishtinës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervisitmit është dërguar në mbajtje.

Lini një Përgjigje