Kërkesa e rusëve për VPN ‘rritet në qiell’ pas bllokimit të Facebook dhe Instagram

0
186

Derisa Rusia bllokoi aksesin në platformat kryesore të medieve sociale të Meta Platforms Inc, në Facebook dhe Instagram, kërkesa nga përdoruesit e internetit për mjete në mënyrë që të shmangen kufizimet u ‘rrit në qiell’, treguan të dhënat nga një firmë monitoruese.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, qasja në Instagram në Rusi u ndërpre nga e hëna në përgjigje të vendimit të Meta-s javën e kaluar për të lejuar përdoruesit e mediave sociale në Ukrainë të postojnë mesazhe të tilla si “vdekje pushtuesve rusë”. Facebook ishte tashmë i ndaluar për shkak të asaj që Moska tha se ishin kufizimet në aksesin e mediave ruse atje.

Në prag të ndalimit të Instagramit, kërkesa për Rrjetet Virtuale Private (VPN) që kodojnë të dhënat dhe fshehin vendndodhjen e një përdoruesi u rrit me 2,088 për qind më e lartë se kërkesa mesatare ditore në mes të shkurtit, treguan të dhënat nga firma monitoruese Top10VPN.

Rusia është vënë në cak të sanksioneve perëndimore për sulmet në Ukrainë dhe po lufton për të kontrolluar rrjedhën e informacionit, duke mbytur firmat e huaja të medieve sociale me ngadalësime të trafikut, dhe në rastin e Facebook dhe Instagram implementoi ndalime të plota.

Kërkesa për VPN kishte qenë tashmë në rritje në rajon pasi faqet e internetit ruse dhe ukrainase ranë preh e sulmeve kibernetike.

Rusia ndaloi disa VPN vitin e kaluar, por nuk ka arritur t’i bllokojë plotësisht.