Kërkohej në Itali, 49 vjeçari arrestohet në Tiranë

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e kryeqytetit me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht shtetasin e shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: M. K., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Autoritetet Italiane kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit në Firence, Itali, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet e 4 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucioni”, parashikuar nga neni 110 dhe nenet 3,4,5 dhe 8 të Ligjit Nr.75 të Kodit Penal Italian./TCH/