Kërkohet ndihmë për fëmijën 6 vjeç që u godit nga vetura: Është në koma

Ditën e Bajramit në Gjakovë është shtypur nga vetura një fëmijë i moshës 6-vjeçare, në lagjën “Dardani”.

Djaloshi i shkelur nga vetura quhet L.Rexhepaj dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas të afërmeve të 6-vjeçarit, ai ka gjakderdhje në tru dhe për momentin gjendet në koma.

Tutje ai ka bërë të ditur se familja Rexhepaj ka kushte të rënda financiare dhe ka kërkuar ndihmë për vogëlushin.

Numrat kontaktues të familjarëve janë 049 817 299 dhe 043 573 966.

Tani për tani 6-vjeçari është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lini një Përgjigje