Kërkohet seancë e veçantë për masakrën në burgun e Dubravës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Shemsi Syla, tha se kryerësit e masakrës në burgun e Dubravës punojnë në institucionet në Serbi, raporton Ekonomia Online.
Syla në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ku u shqyrtuar raporti i punës së Komisionit për vitin 2018 dhe draft-plani i punës për vitin 2019, shtoi se edhe institucionet ndërkombëtare duhet që të kthejnë vëmendjen se çka ka ndodhur me këtë masakër.
“Është njëra prej masakrave më makabët që ka ndodhur dhe është lënë pas dore janë humbur të gjitha gjurmët. Një vizitë që e kemi bërë në vitin e kaluar na u ka kërkuar leja të hyjmë edhe ne si deputet. Dihet se kush e ka bërë këtë krim”.
“Duhet ne si deputet ta ngrisim zërin dhe të zbulojmë se çka ka ndodhur aty. Të gjithë ata që e kanë bërë këtë krim janë në poste të ndryshme në institucione të shtetit serb”.
“Ky vend është rasti më i rënë që ka ndodha. Pra masakra në burgu e Dubravës ka qenë e tmerrshme. Edhe Haga duhet ta kthejë vëmendjen tek ajo masakër se çka ka ndodhë”.
Anëtarët e komisionit rekomanduan që të kërkohet një seancë e veçantë për këtë çështje si dhe pavioni ku është kryer kjo masakër të kthehet në muze.

Lini një Përgjigje