Kërkonte lëmoshë, Halil Kastrati e bën me banesë (Video)

Halil Kastrati është humanisti më i njohur shqiptar që ka ndihmuar shumë familje shqiptare me vështirësi ekonomike.

Shoqata e tij ‘Jetimët e Ballkanit’ është një prej organizatave humanitare shqiptare më të suksesshmet deri më tash.

Sot ai ka bërë një gjest të madh për Fikrete Bajramin dhe vajzën e saj nga Shkupi, të cilave ua ka dhuruar çelësat e banesës. Fikretja para dy viteve kërkonte lëmoshë, ka shkruar Kastrati.

“Donator është vetëm një person dhe ai është Jeton Krivanjeva nga Shkupi, i cili e dhuroi një banesë tek shoqata jonë dhe ne ia dhuruam kësaj nëne dhe vajzës së saj, ka deklaruar Kastrati.

Statusi i plotë i  Halil Kastratit:

“E gezofshi banesen e re ?

Lote dhe buzeqeshje

Nene Fikreten ne para dy viteve e gjetem ne nje Ure ne Shkup duke kerkuar lemosh

Sot kjo nene me vajzen e saj u bene me banese te tyre

Bamiresin Zoti kurr mos e humbte”