Këshilltari i Veselit i reagon Vjosa Osmanit: Ajo është deputete fashiste, keqardhje që ligjëron në drejtësi

Kryeparlamentari Kadri Veseli, në emisionin Frontal të T7, ka deklaruar se partia e tij nuk e ka tradhtuar Isa Mustafën kur u rrezua qeveria në të cilën ishin bashkë. Veseli ka thënë se Qeverinë Mustafa nuk e ka rrezuar PDK’ja, por deputetët e LDK’së, si Vjosa Osmani dhe Anton Quni. Por, deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani në një deklaratë për Gazetën Express ka thënë se Kadri Veseli është shndërruar në një figurë komike të skenës politike në Kosovë.

“Veseli është shndërruar në një figurë komike të skenës politike në Kosovë. Asnjë njeri racional nuk i merr seriozisht këto deklarata të tij. Për që PDK është parti që e ka ne ADN-nën e saj tradhtinë e mashtrimin, këtë ia ka dëshmuar secilës parti me të cilën ka qeverisur deri me tani, dhe ketë po ja dëshmon edhe kryeministrit te tanishëm”, ka deklaruar Osmani.

E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Blerim Larifi, këshilltari i Kadri Veselit.

Ai ka thënë  se deklarata e Vjosa Osmanit është fashizëm klasik.

“Deklarata e Vjosa Osmanit është fashizëm klasik, sepse fashizmi është pikërisht lidhja e sjelljes politike të dikujt në ADN e tij biologjike”, ka thënë Latifi.

Latifi  ka thënë se është për keqardhje se si Vjosa Osmani mban ligjërata drejtësie.

“Është për keqardhje qe një fashiste e tille është deputete ne kuvendin e Kosovës dhe edhe ma keq që një fashiste e tillë mban ligjërata drejtësie”, ka thënë këshilltari i Veselit.

Kadri  Veseli ka thënë se Qeverinë Mustafa nuk e ka rrezuar PDK’ja, por deputetët e LDK’së, si Vjosa Osmani dhe Anton Quni, që nuk e votuan demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Lini një Përgjigje