Kështu policia gjurmon dhe zbulon tifozin problematik në “Air Albania” (video)

0
263

Për herë të parë është zhvilluar derbi mes Partizanit dhe Tiranës në stadiumin “Air Albania”, që ishte i stërmbushur. Bardheblutë fituan dhe një spektakël i vërtetë erdhi nga tribunat. Por gjithmonë ka ekzistuar frika për një grindje apo dalje të situatës nga kontrolli, megjithëse në stadiumin e ri ka një siguri të lartë.

Madje edhe përtej asaj që keni menduar më herët. “REPORT TV” zbulon pamjet fantastike të mënyrës sesi operatorët e kamerave të policisë shohin gjithçka ndodh brenda dhe jashtë stadiumit, në territoret që lidhen me të. Nëse një tifoz hedh një objekt në fushë dhe kërkon të fshihet, duhet ta harrojë, pasi në pamje i zbulohet edhe detaji më i vogël.

(Sekuenca që duhet të shihni, minuta 17:00-18:20)