Këta janë emrat e 17 kriminelëve serbë që kryen masakrën në Reçak

0
1419

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj ka publikuar emrat dhe fotografitë e 17 kriminelëve serbë që kanë kryer gjenocid në fshatin Reçak, në vitin 1999.

Zyberaj në profilin e tij në Facebook, ka publikuar disa dokumentacione dhe fotografi të autorëve të Masakrës së Reçakut.

Para 21 vitesh në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Masakra e Reçakut ishte vrasja masive e 45 shqiptarëve nga Kosova që ndodhi në fshatin Reçak, në qëndër të Kosovës, në janar 1999.

Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Serbia refuzon të ketë kryer masakër, duke justifikuar se shqiptarët e vrarë ishin antarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës../gazetametro.net