Këta janë shtatë kosovarët që janë arrestuar nga Serbia si të akuzuar për “krime lufte”

Shtatë kosovarë janë arrestuar nën akuzën për krime lufte nga Serbia.

Që nga vitit 2019 ku është arrestuar Nehat Thaçi e deri tek arrestimi i Tefik Mustafa që ndodhi me 1 Qershor të këtij viti, shkruan Insajderi.

Sipas të dhënave në posedim të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, shtetasit e Republikës së Kosovës të arrestuar në Serbi nën akuzat për gjoja Krime Lufte, janë si më poshtë:

Nehat Thaçi, i arrestuar në vitin 2019, i liruar pas rreth një muaj e gjysmë qëndrimi në burgjet serbe;

Hasan Preteni, i ndaluar poashtu, gjatë vitit 2019, por që është liruar pastaj;

Nezir Mehmetaj, i arrestuar më 3 janar 2020, i cili ende është duke u mbajtur në paraburgim në Burgun Qendror në Beograd, ndaj tij është duke u zhvilluar procesi gjyqësor dhe që nuk ka përfunduar ende;

Petrit Dula, i arrestuar në muajin qershor 2022, dhe pastaj i dënuar nga Gjykata e shkallës së parë e Beogradit, Departamenti për Krime të Luftës, mirëpo, i liruar nga Gjykata e Apelit në muajin prill 2023;

Hasan Dakaj, i arrestuar më 5 janar 2024, i cili ende është duke u mbajtur në paraburgim, në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës së Lartë për Krime të Luftës në Beograd;

Sadik Duraku, i arrestuar më 17 prill 2024, i cili po ashtu është duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës së Lartë për Krime të Luftës në Beograd; dhe

Tefik Mustafa, i arrestuar më 1 qershor 2024, të cilit sot nga Gjykata e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, dhe i cili poashtu është duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës së Lartë për Krime të Luftës në Beograd.

Shtatë të arretuartti në periudha të ndrushme nga autoritetet serbe po akuzohen për gjoja krime të pretenduara të luftës ndaj popullsisë jo-shqiptare, gjatë luftës në Kosovë më 1999.

Kosovari i fundit që u arrestuar është Tefik Mustafa, i cili është ndaluar në pikën kufitare në Merdarë. Ndërsa rreth një muaji më parë ishte arrestuar në Serbi Sadik Duraku, ndaj të cilit është vazhduar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndonëse familjaret e të dyve deklaruan se ata nuk ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Serbia po i akuzon për “Krime Lufte”.

Ministrja e Jashtme e Kosovës përmes një reagimi zyrtar ka akuzuar Serbinë për këto arrestime duke kërkuar ndërhyrjen e vendeve të QUINT-it dhe Bashkimit Europian.

Lini një Përgjigje