Këtë javë temperaturat arrijnë në 18 gradë Celcius

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), fushat me presion të lartë atmosferik do të jenë prezent gjatë kësaj jave dhe do të ndikojnë dukshëm në ngritjen e temperaturave maksimale.

“Kjo gjendje e qëndrueshme meteorologjike do të vazhdojë gjatë gjithë javës, duke shënuar temperatura mbi vlerat e mesatareve për dekadën e parë të muajit që jemi.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugperëndimi.