Këtë version të ‘Oj Kosovë oj nana ime’ nga një duet turk s’e keni dëgjuar asnjëherë (Video)

Këngëtarja e njohur turke këndon ‘Oj Kosovë oj nëna ime’ në koncert.

Emel Sayin është një nga këngëtaret edhe aktoret më të njohura e më të dashura që Turqia ka pasur ndonjëherë.

Megjithatë, ajo ka prejardhje shqiptare, me një baba nga Shkupi.

Në një video Emem shihet duke e kënduar këngën e dashur ‘Oj Kosovë oj nana ime’, në një duet, shkruan Gazeta Express.

Perfomanca është bërë në një koncert të organizuar për bamirësi për Kosovë nga shoqata i ‘Vëllazëria turko-shqiptare’, i cili është transmetuar në televizionin turk TRT në vitin 1993.

Kënga ka vargjet nga poema e njohur ‘Bagëti e bujqësi’ nga Naim Frashëri, në të cilën u këndohet tufave të dhenve e kopeve të bagëtisë, si dhe gëzimit dhe djersës së jetës fshatare. Krenaria e një populli që lufton për liri dhe dashuria për Shqipërinë, që e përshkojnë këtë poezi, shprehen përmbledhtazi në hyrje të poemës, vargjet e së cilës çdo fëmijë shkolle në Shqipëri i di ose duhet t’i dijë përmendsh./Gazeta Express/

https://youtu.be/dilR5NeJ4dA

Lini një Përgjigje