Këto janë 10 ekipet që do mund t’i luani në versionin “demo” të FIFA 20-shit

Reddit ka konfirmuar datën e saktë të lansimit të versionit demo video-lojës ‘FIFA 20’.

Sipas një postimi në këtë platformë online, data e cila do iu mundësojë t’i përjetoni risitë e para nga loja e ‘EA Sports’ është 12 shtatori, transmeton lajmi.net.

Tutje, ky postim ka bërë të ditur edhe dhjetë ekipet që do jenë të disponueshme të përzgjedhen në versionin e kufizuar të lojës.

Ndiqeni listën më poshtë:

Liverpool

Real Madrid

Borussia Dortmund

Manchester City

PSG

Roma

Atletico Madrid

Klubi Amerikë

LAFC

Vissel Kobe

FIFA 20 do të dalë në treg për PS4, Xbox One, PC dhe Nintendo Switch më 27 shtator.