Këto janë dy kushtet e LDK-së për t’u bërë pjesë e një Qeverie dhe e bisedimeve me Serbi

Në takimin e fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në mes të liderëve dhe grupin parlamentar të kësaj partie, Gazeta Metro mëson se çfarë në fakt është folur dhe është kërkuar më saktësisht nga ‘Lidhja’, e cila sipas sondazheve të fundit llogaritet si partia më e madhe në vend, që udhëheq disa pikë nga partia e dytë.

Në këtë takim pas një diskutimi të gjerë ishin folur dy çështje kryesore, që burime mirë të informuara të Metro, kanë treguar se kjo parti i sheh si kushte në këmbim të mbështetjes së procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi:

1. LDK si kusht kryesor e ka marrjen e postit të udhëheqësit të Ekipit Negociator që do të përfaqësojë Kosovën në bisedimet, Kosovë–Serbi.

2. LDK jo domosdoshmërisht kërkon të parin e Qeverisë, pra Kryeministrin. Por gjithsesi kërkohet riformatimi i Qeverisë së re, që nënkupton, së pari rënien e pastaj edhe ndarjen e disa resoreve dhe ministrive, si pjesë e këtij riformatimi. Për LDK’në mbështetja e dialogut, është e pa arsyeshme të ndodhë, nëse nuk janë pjesë e Qeverisë.

Në versionin zyrtar, Isa Mustafa e sqaron këtë në mënyrë më diplomatike.

“Kësaj qeveri ne s’do ti bashkohemi. Rikonfigurimi është punë tjetër, që do të thotë njëherë kjo Qeveri duhet me ra, dhe mandej ne me pa se çka duhet të bëhet për të siguruar mbështetjen e nevojshme”, ka thënë Mustafa.

Sipas kësaj, riformatimi i një qeverie në mendimin e LDK’së duket se nënkupton heqjen e AKR’së dhe PSD’së dhe Listën Rugova, dhe futjen e LDK’së si hisedare e Qeverisë, në një koalicion të madh LDK, PDK dhe AAK, që do përballej në bisedimet me Serbi.