Këto janë çmimet maksimale të lejuara për derivate, Ministria publikon vendimin

0
275

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve.

Siç njofton ministria, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim.

“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.85 europër litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 euro për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 euro për litër. Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 27/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit”, thuhet në njoftim.

Vendimi është marrë “bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, njofton ministria.