Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka apeluar për kujdes, nga pickimi i rriqrave, sepse ato nuk fluturojnë as nuk i afrohen njerëzve.Sipas institutit, në vatrat endemike ka filluar pickimi i rriqrave që është paralajmërimi i parë për mundësinë e shfaqjes së sëmundjes.
“Numri i të pickuarve ka arritur në 263 në komunën e Malishevës, 138 raste në komunën e Suharekës, 92 raste në komunën e Klinës dhe 48 raste në komunën e Rahovecit si pasojë e qëndrimit në livadhe të pa kositura, shkurre dhe stalla dhe veshmbathjes jo adekuate. Tashmë ekipet profesionale po bëjnë repelimin e kafshëve”, thuhet në njoftimin e institutit.
Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët për sivjet:
1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre;
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë;
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën);
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër;
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre;
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt;
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.