Këto janë mjetet që u vodhën në termocentralin e Obliqit, nuk ka të arrestuar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e vjedhjes në Termocentralin Kosova A.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte vjedhur para të gatshme, telefona dhe kartela të bankës.

TC-Kosova, Obiliq 14.12.2019 – 18:11. Viktima mashkull K-Shqiptar ka informuar se dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armëve i kanë grabitur para të gatshme, dy telefona mobil dhe dy kartela të bankës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Lini një Përgjigje