Këto janë pagat me rritje për profesionistët shëndetësorë

Ligji i ri për pagat i cili u votua në Kuvendin e Kosovës ditën e shtunë, ka siguruar rritjen më të madhe të pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë, në të gjitha nivelet, në 20 vitet e fundit.
Prej këtij ligji përfituan: Mjekët specialist, mjekët e mjekësisë familjare, mjekët në specializim, stomatologët, mjekët e përgjtishëm, kryeinfermierët, infermierët, teknikët, njofton Klan Kosova.
Kjo rritje, pos që është më e madhja për profesionistët shëndetësorë po del të jetë edhe më e larta për të njëjtit në rajon.
“Në dekadën e re të shëndetësisë, rritja më e madhe e pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë në 20 vitet e fundit”, ka shkruar ministri Ismaili.
Më poshtë, keni grafikonin i cili tregon rritjen e pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë.

Lini një Përgjigje