Keto jane planet e Monego’s në Kosovë

0
337

Institucioni financiar jo bankar Monego, nuk e ka në planë të heqë dorë nga operimi në Kosovë. Siç dihet me 6 dhjetor BQK kishte tërhequr licencën për këtë kompani, ndërsa drejtuesit ligjor tash janë duke ndërmarr hapa për t’iu rikthyer punës.

Një ekip i RTV Dukagjini gjatë javës së kaluar ka qëndruar në Riga të Letonisë, ku kjo kompani ka selinë qendrore ndërsa ne bisedë me pronarët sqarohet se si vepron kjo kompani dhe se çka e kanë në plan të bëjnë drejtuesit e saj.