Këto janë rregullat që vlejnë për bashkatdhetarët që vijnë sivjet në Kosovë

Në mbledhjen e orëve të vona të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që nga 28 qershori të rifillojë transporti ajror dhe të hapet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për vijat e rregullta – me masa të shtuara të sigurisë.

Kryeministri Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky vendim është në vazhdën e lehtësimit të masave.

Shefi i qeverisë ka thënë po ashtu se të gjithë udhëtarët që hyjnë në Kosovë rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se katër ditë, derisa ka treguar edhe masat obligative për mbrojtje.

Postimi i plotë i kryeministrit Avdullah Hoti në Facebook:

Krahas nevojës për riaktivizim të të gjithë sektorëve të ekonomisë, jetët e qytetarëve dhe shëndeti publik mbeten prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Pakujdesia për të parandaluar përhapjen e virusit në ditët e fundit, ka vënë në rrezik jetët e shumë qytetarëve!

Në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Komisionit Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj #COVID19, sonte në mbledhjen e Qeverisë, kemi marrë vendim që të vazhdojmë me lehtësimin e masave!

Me vendimin e aprovuar sot nga kabineti qeveritar rifillon transporti ajror dhe hapet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ”Adem Jashari” për vijat e rregullta të domosdoshme, me masa të shtuara të sigurisë, duke pasur prioritet shëndetin publik dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. Obligohet Ministria e Infrastrukturës që të kompletojnë Udhëzimet administrative të Agjensionit të Aviacionit, protokollet e operimeve të transportit ajror, bazuar në mënyrë strikte në protokollet e EASA (Agjencia për Siguri në Aviacion e Bashkimit Evropian), rekomandimet e IKSHPK-së dhe Manualin për mbrojtjen nga COVID-19.

Mirëpo, të gjithë udhëtarët që hyjnë në Republikën e Kosovës rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 4 ditë. Vendimi hyn në fuqi nga data 28 qershor 2020.

Luteni që vazhdimisht t’i keni parasysh masat obligative për mbrojtje:

Vendosni maska gjatë gjithë kohës në hapësira publikeShmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastërtaPastroni dhe dezinfektoni shpesh objektet dhe sipërfaqet e prekura siç janë tavolinat, tastierat, telefonat, parmakët dhe rezat e dyerveMbajeni distancën fizike

KUJDES! Rreziku është real! #mbajedistancen