Këtu mund të merrni informata online për koronavirusin

0
268

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se tanimë është formuar një platform online ku do të mund të merrni informatat ” lidhur me situatën epidemiologjike me COVID -19 nga profesionistët e shëndetësisë.

Deri më tani në Kosovë janë 19 persona të prekur me covid-19.

“Të dashur qytetarë, Me qëllim të shtimit të kujdesit ndaj shëndetit tuaj, me përkrahje të njerëzve të vullnetit të mirë të këtij vendi, nga sonte do të jetë në dispozicionin tuaj platforma informative shëndetësore: https://kosova.health/.

Nga tani, ju do të mund të merrni informatat “on line” lidhur me situatën epidemiologjike me COVID -19 nga profesionistët e shëndetësisë”, tha ai.